Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
Jeni investitorë që ushtroni aktivitetin në Shqipëri?
AIDA është këtu për t’ju mbështetur në çdo hap të rrugëtimit tuaj drejt suksesit!
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se më datë 9 dhjetor 2025 do të zhvillohet “Investor Support Day”, në bashkëpunim me American Chamber of Commerce in Albania (AmCham Albania).
Gjatë këtij aktiviteti do të diskutohen sfidat dhe mundësitë me të cilat përballen kompanitë amerikane që operojnë në Shqipëri, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ekonomik.
Ky event është i dedikuar për ju — ndaj ju ftojmë të ndani eksperiencat tuaja dhe të kontribuoni në dialogun për një klimë investimi edhe më të favorshme.

