Çfarë është ExportON?
Çfarë është ExportON?
Eksporti është motori i rritjes ekonomike dhe konkurrueshmërisë globale. Megjithatë, bizneset shqiptare që synojnë tregjet ndërkombëtare përballen me sfida të shumta si standardet ndërkombëtare, certifikimet, financimi, mbrojtja e markës dhe procedurat doganore.
AIDA prezanton ExportON, një forum bashkëpunimi ku bizneset, institucionet dhe grupet e interesit ulen në një tryezë të përbashkët dialogu. ExportON krijon një hapësirë pune për ndërtimin e politikave mbështetëse, zhvillimin e instrumenteve konkrete dhe ndërmarrjen e veprimeve që përmirësojnë klimën e eksportit në Shqipëri.
ExportON nuk është thjesht një aktivitet, por një nismë afatgjatë që synon të ndihmojë bizneset shqiptare të rriten, të forcohen dhe të depërtojnë me më shumë siguri në tregjet ndërkombëtare.
Çfarë ofron ExportON?
• standardet ndërkombëtare
• certifikimet
• instrumentet e financimit
• mbrojtjen e markës
• procedurat doganore
Transformo sfidat në mundësi dhe forco praninë ndërkombëtare me ExportON!

