AIDA ju fton të bëheni pjesë e EksportON 2026

AIDA ju fton të bëheni pjesë e EksportON 2026, eventi më i madh për eksportet që bashkon eksportuesit shqiptarë, institucionet publike, ekspertët vendas dhe ndërkombëtarë, si edhe partnerët financiarë, për të ndërtuar së bashku të ardhmen e eksporteve shqiptare.
🚀 EksportON 2026 është më shumë se një event — është një nismë strategjike që vendos zërin e eksportuesve në qendër të diskutimit dhe synon të gjenerojë zgjidhje konkrete për rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve “Made in Albania” në tregjet globale.
🧩 Këtë vit, diskutimet do të zhvillohen në dy tryeza të hapura dialogu, të dedikuara për:
• Ekosistemin e Eksporteve në Industrinë e Manifakturës
• Ekosistemin e Eksporteve në Bujqësi dhe Agropërpunim
Këto tryeza synojnë të krijojnë një hapësirë bashkëpunimi ku çdo ide, iniciativë dhe partneritet kontribuon në ndërtimin e së ardhmes së eksporteve shqiptare.
Në fokus të diskutimeve do të jenë çështje kyçe si:
🌍 Aksesimi i tregjeve të reja ndërkombëtare
📑 Standardet dhe certifikimet
💳 Financimi i eksporteve
🚚 Lehtësitë doganore dhe logjistika
💻 Digjitalizimi i proceseve të eksportit
🏛️ Politikat publike në mbështetje të eksportuesve
🤝 Duke nxitur dialogun mes sektorit privat dhe institucioneve, EksportON 2026 synon të prodhojë rekomandime konkrete dhe hapa të matshëm, duke e pozicionuar eksportin si një motor kyç të rritjes ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.
📅 28 Janar 2026
🕐 Ora 13:00
📍 Hotel Marriott, Air Albania
BACK TO NEWS