FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR

FTESË PËR PJESËMARRJE NË PANAIRIN NDËRKOMBËTAR
“INTERNATIONAL JORDAN FOOD EXHIBITION 2026” 10–14 Shkurt 2026 Aman, Jordani.
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon kompanitë shqiptare të sektorit ushqimor dhe agro-përpunues mbi mundësinë për të marrë pjesë në edicioni­n e 10-të të International Jordan Food Exhibition 2026, një nga panairet më të rëndësishme ndërkombëtare të ushqimit në rajonin e Lindjes së Mesme.
Panairi do të zhvillohet në Jordan International Exhibition Center, pranë Mecca Mall – Gate 3, në Aman, dhe do të mirëpresë ekspozues, importues, distributorë, blerës profesionistë dhe përfaqësues institucionesh nga vende të ndryshme.
Ky panair përbën një platformë të rëndësishme për:
·         promovimin e produkteve ushqimore dhe pijeve,
·         krijimin e kontakteve të reja tregtare dhe marrëveshjeve të eksportit,
·         zgjerimin e pranisë në tregjet e Lindjes së Mesme dhe rajonit.
Sektorët kryesorë të përfaqësuar:
·         Ushqime dhe pije
·         Agro-përpunim
·         Produkte bujqësore
·         Teknologji dhe pajisje për industrinë ushqimore
Panairi ofron:
·         Takime B2B me blerës dhe distributorë rajonalë
·         Mundësi konkrete për eksport dhe bashkëpunim tregtar
·         Ekspozim në një treg në rritje të lartë për produktet ushqimore
Kompanitë shqiptare ftohen të shprehin interes për pjesëmarrje dhe të përfaqësojnë produktet “Made in Albania” në këtë event ndërkombëtar.
Për informacion të mëtejshëm dhe regjistrim, kontaktoni organizatorin:
International Promoters for Marketing and Organizing Exhibitions (IPCO)
Leen Abu Wandy – Marketing Officer
Email : Leen@ipco.jo
Ahmad Almasri – Marketing Manager
Email : ahmad@ipco.jo
Për më shumë informacion mund te vizitoni faqen zyrtare te panairit:
BACK TO NEWS