Eksportet – tendencat kryesore
Eksportet – tendencat kryesore
Transformimi cilësor i eksporteve mbetet një prioritet kyç për zhvillimin ekonomik. Strategjia e re e eksporteve synon kalimin nga produktet gjysmë të përpunuara drejt prodhimit final dhe forcimin e rolit të Shqipërisë në zinxhirët europianë të furnizimit.
Të dhënat për periudhën Janar–Nëntor 2025 tregojnë një ristrukturim gradual të portofolit eksportues.
Gjatë kësaj periudhe, eksportet e mallrave arritën vlerën totale prej 319.3 miliardë lekësh, duke reflektuar sfidat e tregjeve ndërkombëtare, por edhe potencialin për rritje të qëndrueshme. Nën mbështetjen e AIDA-s, sektorë me vlerë të shtuar më të lartë, si agro-përpunimi dhe makineritë, kanë shënuar rritje, duke reflektuar orientimin drejt standardeve më të larta dhe integrimit në tregun europian.
Produktet kryesore të eksportit – Janar–Nëntor 2025
•
Tekstile & këpucë – 96.6 mld lekë
•
Minerale, lëndë djegëse & energji – 57.2 mld lekë
•
Ushqime, pije & duhan – 51.2 mld lekë
•
Materiale ndërtimi & metale – 45.0 mld lekë
•
Makineri & pajisje – 36.8 mld lekë

