EksportON 2026 – Platforma Kombëtare për Fuqizimin e Eksporteve Shqiptare

📦 EksportON 2026 – Platforma Kombëtare për Fuqizimin e Eksporteve Shqiptare
📅 Sot, 28 janar 2026, u zhvillua ExportON 2026, organizuar nga AIDA, me pjesëmarrjen e mbi 250 përfaqësuesve të bizneseve eksportuese, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë
📈 Historia e eksporteve shqiptare nis këtu, në Shqipëri – nga produktet bujqësore dhe minerare drejt tregjeve ndërkombëtare. Sot, eksporti shqiptar po transformohet, duke synuar cilësi, vlerë të shtuar dhe pozicionim strategjik
🎤 Kryeministri, z. Edi Rama, ftoi sipërmarrjet shqiptare të ndahen nga mendësia e konkurrencës së çmimit më të ulët dhe të fokusohen te cilësia, standardet e larta dhe certifikimet e BE-së. Ky model krijon më shumë vlerë të shtuar, zinxhir të qëndrueshëm prodhimi dhe fitim përmes cilësisë, jo sasisë. Duke folur për procesin e anëtarësimit në BE, ai theksoi se kjo periudhë sjell mundësi të mëdha, por edhe sfida, ku fitues do të jenë ata që dinë të përshtaten.
Kryeministri vlerësoi rolin e AIDA-s si një mekanizëm mbështetës për eksportet dhe forcimin e produkteve “Made in Albania”.
🏢 Drejtoresha e AIDA-s, znj. Laura Plaku, foli për 15 vite mbështetje ndaj bizneseve dhe fazën e re të fokusuar te cilësia dhe tregjet ndërkombëtare.
🏛️ Ministrja e Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, nënvizoi rëndësinë e reformave dhe lehtësimit të procedurave për eksportuesit, ndërsa
🌱 Ministri i Bujqësisë, z. Andis Salla, foli për potencialin e sektorit bujqësor dhe nevojën për standarde dhe certifikime.
🚀 Eventi shënon fillimin e një faze të re praktike për ekosistemin eksportues shqiptar.
BACK TO NEWS