Shqipëria në BIOFACH 2026 – Një Traditë Suksesi në Promovimin e Produkteve Organike

Shqipëria në BIOFACH 2026 – Një Traditë Suksesi në Promovimin e Produkteve Organike 🌿
🇦🇱 Për herë të 5 që prej vitit 2020, Shqipëria merr pjesë në BIOFACH – panairin më të rëndësishëm për produktet organike!
📈 Pas sukseseve të viteve të kaluara, ne vazhdojmë të prezantojmë potencialin tonë të jashtëzakonshëm përballë mbi 35,000 vizitorëve nga më shumë se 140 vende dhe mbi 2,200 ekspozuesve nga e gjithë bota.
Pjesëmarrja shqiptare këtë vit, në këtë event prestigjioz organizohet nga AIDA (Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve) dhe programin SIPPO Albania, duke ofruar një platformë të rëndësishme për promovimin e produkteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.
📅 10-13 Shkurt 2026
📍 Hall 4, Stand 529 | Nuremberg Messe, Gjermani
🌱 Vizitoni pavijonin shqiptar dhe zbuloni produktet tona organike, që pasqyrojnë pasurinë natyrore dhe traditën e përkushtimit!
BACK TO NEWS