Vizita e delegacionit të kompanive franceze në sektorin hekurudhor
Vizita e delegacionit të kompanive franceze në sektorin hekurudhor
Sot, në ambientet e AIDA-s, u organizua një seminar mbi mundësitë e investimit në sektorin hekurudhor në Shqipëri, me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 8 kompanish franceze lider në këtë fushë.
Takimi u hap nga Znj. Ornela Gjini, Drejtore e Drejtorisë së FDI-ve, Partneritetit dhe Kërkimit në AIDA, dhe u përshëndet nga Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Sh.T. Znj. Catherine Suard, e cila theksoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe dhe potencialin për bashkëpunim të mëtejshëm në infrastrukturën hekurudhore.
Në fjalën e saj, Zëvendësministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Edona Bilali, nënvizoi ekspertizën franceze në këtë sektor dhe gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave më të mira.
Gjatë seminarit u prezantuan projektet kryesore hekurudhore në zhvillim, përfshirë Korridorin Adriatiko–Jonian, linjën Tiranë–Durrës dhe segmentin drejt Porto Romanos, si dhe projektet rajonale në bashkëpunim me Malin e Zi dhe Kosovën.
Takimi u mbyll me angazhimin e ndërsjellë për forcimin e partneritetit, shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e bashkëpunimit në sektorin e transportit hekurudhor.

