Mirëpritje dhe bashkëpunim konkret Shqipëri–Slloveni
Mirëpritje dhe bashkëpunim konkret Shqipëri–Slloveni
Sot, në zyrat e AIDA-s, Drejtoresha Ekzekutive znj. Laura Saro mirëpriti homologët e SPIRIT Slovenia pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, në një takim ku u diskutua për planifikimin e eventeve të përbashkëta dhe konkretizimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.
Në takim ishin të pranishëm Ambasadori Jakob Štunf dhe Mag. Nataša Kos (SPIRIT Slovenia), të cilët nënvizuan rëndësinë institucionale të këtij partneriteti.
Gjithashtu, përfaqësuesja e Celje Fair, si panairi më i madh në Slloveni, konfirmoi koordinimin për pjesëmarrjen e Shqipërisë me një numër të konsiderueshëm kompanish, duke reflektuar interesin e rritur për partneritete dhe projekte konkrete bashkëpunimi.
Ky takim tregon se dialogu, partneriteti dhe vizioni i përbashkët sjellin rezultate reale, duke hapur rrugën për iniciativa të reja dhe mundësi konkrete ekonomike mes Shqipërisë dhe Sllovenisë.

