Drejtoresha Ekzekutive, znj. Laura Saro, zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Shqipëri
Drejtoresha Ekzekutive, znj. Laura Saro, zhvilloi një takim zyrtar me Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Shqipëri, z. Slobodan Vukçeviq, ku në qendër të diskutimeve ishte pjesëmarrja e Shqipërisë në EXPO Beograd 2027.
Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e këtij eventi madhor ndërkombëtar si një platformë strategjike për promovimin e potencialeve ekonomike, investuese dhe të biznesit shqiptar. U diskutua gjithashtu mbi organizimin e Pavionit të Shqipërisë në Expo 2027 Beograd dhe sfidës që ky projekt sjell për Serbinë dhe Ballkanin Perëndimor. AIDA nga ana e saj shprehu komplimentat institucionale për këtë organizim ambicioz ku Shqipëria do të ketë si insitucion përfaqësues dhe organizues te pavionit AIDA-n.

