Dita e 1 | Shqipëria prezanton potencialin bio në BIOFACH 2026
Shqipëria prezanton potencialin bio në BIOFACH 2026 
Çelete BIOFACH 2026 në Nuremberg, panairi më i madh global i produkteve organike. Për vitin e pestë, AIDA përfaqëson Shqipërinë, duke promovuar cilësinë dhe potencialin e produkteve bio shqiptare.
Që në ditën e parë, stenda e Shqipërisë në Hall 4 – Stand 529 ka tërhequr interes të lartë, duke mirëpritur vizitorë, blerës dhe partnerë ndërkombëtarë, si dhe duke zhvilluar takime të suksesshme B2B me distributorë dhe aktorë kyç të tregut global.
Gjatë panairit, kompanitë krijojnë mundësi konkrete bashkëpunimi dhe forcojnë pozicionin e Shqipërisë si partner i besueshëm në tregun global të produkteve organike. 

