AIDA prezanton prioritetet dhe instrumentet konkrete për tërheqjen e investimeve franceze
Gjatë kësaj tryeze, AIDA prezantoi prioritetet dhe instrumentet konkrete për tërheqjen e investimeve franceze, si edhe qasjen e saj të strukturuar të aftercare për investitorët francezë ekzistues, me synimin për të garantuar mbështetje të vazhdueshme dhe zhvillim afatgjatë të aktiviteteve të tyre në tregun shqiptar.
AIDA mbetet e dedikuar për forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Francës, si dhe për krijimin e një klime sa më të favorshme për investimet franceze në vend.

