5 March 2026
Shqipëria në MIPIM 2026 |9–13 Mars 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) do të marrë pjesë në MIPIM 2026, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale për pasuritë e paluajtshme dhe zhvillimin urban, që do të zhvillohet në datat 9–13 Mars 2026 në Kanë, Francë.
Me mbi 20,000 pjesëmarrës, investitorë që menaxhojnë asete me vlerë mbi €4 trilion, përfaqësues nga 90 vende dhe më shumë se 300 stenda, MIPIM mbetet pika referuese e industrisë globale të real estate.
9–13 Mars 2026 | Kanë, Francë

