Dita e dytë në Expo Food Greece 2026 | Athinë
Dita e dytë në Expo Food Greece 2026 | Athinë 

Sot, në panairin “Ekspo Food Greece” 2026, stenda shqiptare u vizitua nga Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Znj. Luela Hajdaraga.
Ambasadorja përgëzoi përfaqësuesit e AIDA-s për organizimin dhe prezantimin dinjitoz të stendës shqiptare, ku po promovohen produkte tradicionale dhe cilësore shqiptare si kafe, verë, turshi dhe komposto, vaj ulliri, lëngje frutash bio si dhe bimë medicinale.
Gjatë vizitës, ajo u takua me 6 kompanitë shqiptare pjesëmarrëse dhe i përgëzoi për punën dhe përkushtimin në prodhimin e produkteve shqiptare me standarde të larta cilësie. Ambasadorja i inkurajoi që të vazhdojnë të promovojnë dhe të zhvillojnë produktet shqiptare, duke konkurruar me sukses në tregjet ndërkombëtare, në të njëjtin nivel me kompanitë evropiane.

