Në vijim të MatchMaker Albania, takimet B2B po japin rezultatet e para konkrete

Në vijim të MatchMaker Albania, takimet B2B po japin rezultatet e para konkrete, duke dëshmuar potencialin real të bashkëpunimeve të krijuara gjatë eventit.
Një nga këto raste suksesi është edhe TEDA Tirana, e cila si pjesë e zonës “Digital Horizons” tërhoqi interes nga partnerë ndërkombëtarë. Si rrjedhojë, ditën e sotme u nënshkrua një Memorandum Mirëkuptimi midis TEDA Tirana dhe Dhomës Evropiane të Tregtisë në Dubai.
Kjo marrëveshje synon të identifikojë dhe tërheqë biznese të huaja për t’u vendosur në TEDA Tirana, duke përbërë një hap konkret drejt forcimit të investimeve në vend. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimeve që pritet të konkretizohen në vijim, si rezultat i lidhjeve të krijuara gjatë MatchMaker Albania.
BACK TO NEWS