MatchMaker Albania, Digital Horizons zona që u shndërrua në një qendër të aktivitetit teknologjik dhe inovacionit

Në kuadër të MatchMaker Albania, zona Digital Horizons u shndërrua në një qendër të aktivitetit teknologjik dhe inovacionit, ku Shqipëria u shfaq si një destinacion me potencial për investime digjitale dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Gjatë eventit u zhvilluan prezantime të drejtpërdrejta nga institucione, kompani dhe startup-e, ku u diskutua përdorimi i inteligjencës artificiale në shërbimet publike, inovacioni në sektorët tradicionalë dhe transformimi digjital i bizneseve. Startup-et më të suksesshme shqiptare prezantuan zgjidhje konkrete, duke treguar potencial për rritje dhe ndërkombëtarizim. Workshop-et e organizuara u fokusuan te siguria kibernetike dhe gatishmëria e bizneseve për të përqafuar tranzicionin drejt inteligjencës artificiale. Një moment interaktiv me fireside chat, tregoi qartë mundësitë për bashkëpunim dhe mentorim ndërkombëtar.
Zona tërhoqi gjithashtu interesin e kompanive të huaja, të cilat zhvilluan takime direkte me aktorët shqiptarë. Përfaqësuesit e tyre vinin nga rajoni i Ballkanit, Polonia, Italia, Franca, Çekia, Hungaria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shfaqën interes të veçantë për sektorët strategjikë si cybersecurity, AI, R&D, software dhe inovacion teknologjik, duke treguar gatishmërinë për të investuar dhe zgjeruar aktivitetin në Shqipëri.
Në këtë frymë bashkëpunimi u nënshkrua edhe Marrëveshja e Bashkëpunimit midis AIDA dhe 28Digital, një hap konkret që synon të forcojë ekosistemin digjital dhe inovacionin në vend.
Digital Horizons konfirmoi kështu rolin e saj si një platformë ku prezantohen ide, krijohen lidhje dhe hapen mundësi konkrete për partneritete ndërkombëtare, duke vendosur Shqipërinë në hartën e inovacionit rajonal dhe global.
BACK TO NEWS