FTESË PËR PJESËMARRJE NË ALBITE CONFERENCE – 1st EDITION
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ju fton të merrni pjesë në Albite Conference – 1st Edition, organizuar nga Albchef – Albanian Chefs Network, një event që bashkon profesionistë, kuzhinierë dhe vizionarë për të diskutuar rolin e gastronomisë në identitetin kulturor, turizëm dhe shkëmbimin global.
Panelet do të sjellin ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një platformë për shkëmbim njohurish, ide dhe bashkëpunime të reja në sektorin e gastronomisë dhe mikpritjes.
Ju mirëpresim!

