Kreativitet, lidhje të reja dhe energji në MUSE-X
AIDA ishte pjesë e MUSE-X Tirana 2026, ku u zhvillua workshop-i “Small Regions, Big Networks” në bashkëpunim me Enterprise Europe Network (EEN) dhe Unioncamere Puglia.
Në një atmosferë plot gjallëri, ku ndërthuren konferenca, ekspozita dhe ritme artistike, MUSE-X po shndërrohet në një pikë takimi për kreativitetin, biznesin dhe turizmin.
Workshop-i synoi të nxisë dialog mbi mënyrën se si rajonet e vogla mund të ndërtojnë ekosisteme të qëndrueshme në industrinë kreative, duke kaluar drejt bashkëpunimeve të strukturuara. Duke marrë si referencë modelin e Pulias, diskutimet u fokusuan në praktikat më të mira dhe mundësitë për forcimin e lidhjeve mes Shqipërisë dhe rajonit përtej Adriatiku
Gjatë workshop-it, znj. Fiona Beqiri, Drejtoresha e Drejtorisë së Projekteve, NVM-ve dhe Eksporteve nga AIDA, theksoi rëndësinë e këtyre platformave për zhvillimin e sektorit, duke nënvizuar se industria kreative në Shqipëri është ende në tranzicion, por po lëviz në drejtimin e duhur falë stimujve dhe bashkëpunimit mes aktorëve. Ajo theksoi se ngjarje të tilla krijojnë hapësira reale për dialog, lidhje dhe zhvillim.
Ju mirëpresim nesër në stendën tonë!

