From Puglia to the Balkans – AIDA në MUSE-X 2026
Në kuadër të MUSE-X Tirana 2026, AIDA mundësoi zhvillimin e takimeve B2B “From Puglia to the Balkans”, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët 6 kompani nga Puglia dhe kompani shqiptare të industrisë kreative.
Në një atmosferë dinamike dhe bashkëpunuese, këto takime u kthyen në një pikë reale lidhjeje, ku idetë u ndanë, kontaktet u krijuan dhe mundësitë për partneritete të reja morën formë.
Mes energjisë së MUSE-X, ku kreativiteti, biznesi dhe inovacioni bashkohen, këto ndërveprime janë një hap konkret drejt ndërtimit të urave të reja mes Shqipërisë dhe rajonit të Puglias. 

