AIDA mbështet rritjen dhe ndërkombëtarizimin e industrisë kreative në “MUZA Fashion Fair 2026”
AIDA mbështet rritjen dhe ndërkombëtarizimin e industrisë kreative në “MUZA Fashion Fair 2026”
AIDA ishte pjesë e këtij rrugëtimi 3-ditor plot stil, inovacion dhe mundësi të reja partneriteti për industrinë e modës dhe sektorin kreativ në vend.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, moderoi diskutimet në Panelin e Parë: “Institucionet & Zhvillimi i Industrisë”, ku së bashku me drejtues të lartë institucionalë dhe përfaqësues të dhomave të tregtisë, u analizuan hapat konkretë për ndërkombëtarizimin e markave shqiptare.
Sfidat e eksportit, lidhja e talentit me sipërmarrjen dhe krijimi i një ekosistemi të qëndrueshëm ekonomik ishin në qendër të vëmendjes. Moda shqiptare tashmë po shihet si një segment me vlerë të lartë të shtuar për ekonominë dhe eksportet tona.
Faleminderit të gjithë panelistëve dhe pjesëmarrësve për energjinë dhe vizionin e ndarë! 


