Thirrje për bizneset: Industria Ushqimore & Agrobiznesi
Në kuadër të Forumit Ekonomik Poloni–Shqipëri, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë shqiptare të industrisë ushqimore dhe agrobiznesit të bëhen pjesë e delegacionit zyrtar në Varshavë. Produktet “Made in Albania” kanë potencial të rrisin praninë e tyre në tregun evropian përmes partneriteteve të reja dhe zgjerimit të bashkëpunimeve tregtare.

