Fusion BPO investon në Shqipëri

Kompania Fusion BPO është një ndër kompanitë më të rëndësishme në sektorin e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikacionit. Pas një asistence të gjatë nga stafi i AIDAs, kompania Fusion BPO, ka inaguruar çeljen e aktivitetit të tyre në vëndin tonë, duke finalizuar kështu filialin e saj të parë në Ballkan. Kjo kompani është prezente me 16 filiale në 9 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Amerikën dhe Kanadanë.

Në muajin e saj të parë kjo kompani numëron 25 të punësuar, duke sjellë një eksperiencë shumëvjeçare në tregun e punës. Kompania në planet e saj afatgjata, synon të punosojë 300 operatorë deri në fund të vitit 2019, duke ofruar shërbime jo vetëm për tregjet europiane, por dhe më gjërë. Gjatë takimit me stafin e AIDAs janë diskutuar çështje konkrete bashkëpunimi dhe nevoja të menjëhershme që stafi i sektorit Aftercare do të ndjekë me prioritet.

 

BACK TO NEWS