Forumi Ekonomik “Poloni-Shqipëri” në Varshavë forcon bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë
Forumi Ekonomik “Poloni-Shqipëri” në Varshavë forcon bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë
Në Varshavë u zhvillua sot Forumi Ekonomik “Poland – Albania Business Mixer”, një aktivitet që mblodhi përfaqësues institucionalë dhe biznesesh nga Shqipëria dhe Polonia, me synimin për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, tregtar dhe investues ndërmjet dy vendeve.
Aktiviteti u hap nga përfaqësues të lartë të institucioneve polake dhe shqiptare, përfshirë z. Michał Baranowski, Zëvendësministër i Shtetit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë së Polonisë, z. Enkelejd Musabelliu, Zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, z. Artur Osuchowski nga PAIH dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, znj. Mimoza Halimi.
Gjatë forumit, AIDA prezantoi “Invest in Albania”, duke promovuar avantazhet konkurruese të vendit dhe mundësitë për investime. Programi vijoi me prezantime nga BGK – Banka Polake e Zhvillimit, TEDA Tirana, DURANA Tech Park dhe ASDRE, si dhe nga kompani shqiptare dhe polake që ndanë eksperiencat dhe potencialin e tyre për bashkëpunim.
Forumi u përmbyll me takime B2B dhe sesione networking, ku bizneset nga të dy vendet zhvilluan kontakte të reja dhe diskutuan mundësi konkrete për partneritete, tregti dhe investime të ndërsjella.

