𝐅𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢–𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞̈!

🇦🇱🇬🇷 𝐅𝐨𝐫𝐜𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐞𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐤 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢–𝐆𝐫𝐞𝐪𝐢 𝐯𝐢𝐣𝐨𝐧 𝐦𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞̈!
Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik Shqipëri-Greqi dhe takimeve B2B të zhvilluara në Athinë, delegacioni i Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve – AIDA – Albanian Investment Development Agency, i kryesuar nga Drejtoresha Ekzekutive znj. Laura Plaku, zhvilloi një takim dypalësh me drejtuesit e EnterpriseGreece, të kryesuar nga z. Marinos Giannopoulos.
Delegacioni shqiptar u mirëprit në selinë e institucionit grek në një atmosferë miqësore bashkëpunimi dhe partneriteti institucional, duke rikonfirmuar marrëdhëniet e konsoliduara ndërmjet dy agjencive.
Diskutimet u fokusuan në:
🔹 zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët;
🔹 pjesëmarrjen në evente dhe forume ndërkombëtare;
🔹 shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira;
🔹 koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta në Tiranë dhe Athinë;
🔹 identifikimin e mekanizmave konkrete për nxitjen e investimeve dhe promovimin rajonal e ndërkombëtar.
✔️ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Greqi mbetet një mbështetëse aktive e këtij dialogu institucional dhe e angazhuar në ndërtimin e një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet aktorëve ekonomikë dhe institucionalë të të dy vendeve.
🇦🇱🤝🇬🇷 Një tjetër hap drejt forcimit të partneritetit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për investime dhe zhvillim.
BACK TO NEWS