AIDA nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me FINEST S.p.A

📝AIDA nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me FINEST S.p.A
Drejtoresha Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), znj. Laura Saro, nënshkroi sot një Memorandum Bashkëpunimi me shoqërinë financiare italiane FINEST S.p.A., të përfaqësuar nga Presidenti i saj, z. Luca Di Benedetto.
Ndër fushat kryesore të bashkëpunimit parashikohen: shkëmbimi i informacionit ekonomik e tregtar, promovimi i mundësive të biznesit, informimi për panaire e takime biznesi, si dhe forcimi i marrëdhënieve mes komuniteteve të biznesit në Shqipëri dhe rajonet e Italisë Veriore.
Gjatë takimit, në praninë e përfaqësuesve të FINEST S.P.A dhe Ambasadës Italiane në Shqipëri, u diskutua mbi rritjen e ndërveprimit ekonomik dhe mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ky bashkëpunim forcon edhe më tej partneritetin ekonomik historik mes Shqipërisë dhe Italisë! 📈
BACK TO NEWS