AIDA merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të programit EWA 2026

AIDA merr pjesë në hapjen e edicionit të dytë të programit EWA 2026
Më 6 korrik 2026, në Europe House, Tiranë, u zhvillua aktiviteti “EWA 2026 – Kick Off & Matchmaking”, që shënoi hapjen e edicionit të dytë të programit EWA në Shqipëri. Programi EWA – Empowering Women in Agrifood zbatohet në Shqipëri nga Qendra Balance, si pjesë e nismës së EIT Food për zhvillimin e sipërmarrjes së grave në sektorin agroushqimor.
Në këtë aktivitet AIDA u përfaqësua nga znj. Fiona Beqiri, Drejtore e Projekteve, NMV-ve dhe Eksporteve, e cila prezantoi instrumentet mbështetëse që AIDA ofron për zhvillimin e ndërmarrjeve, inovacionin dhe sipërmarrjen në sektorin agroushqimor.
AIDA shpreh vlerësimin për të gjitha gratë sipërmarrëse që po ndërtojnë ide, biznese dhe modele të reja suksesi, duke i inkurajuar të vazhdojnë të investojnë në vizionin, guximin dhe potencialin e tyre për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në ekonomi dhe shoqëri
BACK TO NEWS