AIDA fton bizneset shqiptare në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut (TIF) 2026!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) fton kompanitë vendase të bëhen pjesë e Edicionit të 90-të të TIF 2026, i cili do të zhvillohet në datat 5–13 shtator 2026 në Selanik, Greqi.
TIF (Thesaloniki International Fair) është një nga platformat më të rëndësishme tregtare në Evropën Juglindore. Ky edicion është jubilar (100-vjetori i TIF-HELEXPO) dhe Shqipëria është ftuar zyrtarisht të prezantojë potencialin e saj ekonomik, tregtar, turistik e kulturor në seksionin ndërkombëtar “COSMOS”.
Pse duhet të merrni pjesë?
* Promovoni produktet dhe shërbimet tuaja në tregjet ndërkombëtare.
* Krijoni partneritete të reja dhe kontakte direkte biznesi.
* Tërhiqni investitorë të huaj.
Të gjithë bizneset e interesuara mund të plotësojnë formularin e aplikimit në këtë link:

