AIDA dhe SIPPO Albania vijojnë të lidhin kompanitë shqiptare me partnerë ndërkombëtarë

AIDA dhe SIPPO Albania vijojnë të lidhin kompanitë shqiptare me partnerë ndërkombëtarë
AIDA, në bashkëpunim me SIPPO Albania, mbështeti kompaninë prestigjioze zvicerane “ISA bodywear”, një prej prodhuesve më të njohur të veshjeve cilësore të brendshme, e themeluar në vitin 1849, për të eksploruar mundësitë e bashkëpunimit me sektorin shqiptar të prodhimit tekstil.
Në kuadër të kësaj iniciative, në datat 15 dhe 16 Qershor, ekspertët e AIDA-s dhe SIPPO Albania ofruan informacion të detajuar mbi tregun shqiptar, potencialin e sektorit dhe kapacitetet prodhuese të kompanive vendase. Gjithashtu, u organizuan takime B2B dhe vizita në kompani prodhuese në Durrës, Shkodër dhe Berat, me synim njohjen nga afër të aftësive dhe eksperiencës së industrisë shqiptare të tekstilit dhe identifikimin e mundësive konkrete për bashkëpunim.
Përmes këtij shërbimi të mbështetur nga AIDA dhe SIPPO Albania, “ISA bodywear” pritet të identifikojë partnerë të përshtatshëm prodhues në Shqipëri dhe të zgjerojë bashkëpunimin e saj me industrinë vendase gjatë këtij viti.
BACK TO NEWS