AIDA merr pjesë në lançimin e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”

AIDA merr pjesë në lançimin e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në lançimin e Programit Kombëtar “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, një nismë e re e Qeverisë Shqiptare që synon të zgjerojë aksesin e sipërmarrjeve dhe fermerëve në financim për investime dhe zhvillim.
Programi krijon mundësi të reja financimi për sipërmarrjet shqiptare përmes kredive me kushte të favorshme, garancisë sovrane dhe mbështetjes për investime në teknologji, prodhim, bujqësi, turizëm, energji dhe inovacion, duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare.
AIDA mbetet e angazhuar në mbështetjen e sipërmarrjes shqiptare dhe në promovimin e instrumenteve që lehtësojnë investimet, rrisin konkurrueshmërinë e bizneseve dhe nxisin zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik
BACK TO NEWS