Përfaqësues nga AIDA zhvilluan një vizitë Aftercare pranë TÜV AUSTRIA Albania
Përfaqësues nga AIDA zhvilluan një vizitë Aftercare pranë TÜV AUSTRIA Albania & Kosovo, ku u diskutua mbi rolin e certifikimit dhe zbatimit të standardeve ndërkombëtare në rritjen e konkurrueshmërisë së sipërmarrjeve në rajon. Së bashku konsoliduam ide mbi fusha me interes kritik sot — si siguria kibernetike, energjia e rinovueshme, cilësia në turizëm dhe përgatitja e produkteve vendase për tregjet e eksportit.
Përfaqësuesit e TÜV AUSTRIA ndanë me ne sfidat kryesore që hasin bizneset gjatë operimit në tregun e Shqipërisë dhe Kosovës.
AIDA mbetet e përkushtuar për të mbështetur sipërmarrjet në kapërcimin e këtyre sfidave, duke nxitur një ambient biznesi më të sigurt dhe plotësisht të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare.

