FUSHATA KOMBËTARE “AIDA, AIC DHE BASHKITË
FUSHATA KOMBËTARE “AIDA, AIC DHE BASHKITË 

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Korporata e Investimeve Shqiptare (AIC), në bashkëpunim me bashkitë e vendit, po nisin një fushatë të re kombëtare që do të shtrihet në 10 qytete.
Përmes sesioneve informative, bizneset lokale do të njihen nga afër me mundësitë e financimit, standardet e BE-së, promovimin e eksporteve, lehtësirat fiskale e partneritetet strategjike si dhe transformimin urban të aseteve publike për një akses më të mirë në shërbimet publike.
Fushata synon një zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik dhe urban në komunitetet lokale duke i sjellë shërbimet dhe instrumentet e zhvillimit drejtpërdrejt te sipërmarrjet vendase.
Nga qyteti në qytet, nga informacioni te mundësia — qëndroni të lidhur për të mësuar datën dhe vendndodhjen e takimit në qytetin tuaj!

