ZONA URBANE | Future Hospitality Forum

🏙️ ZONA URBANE | Future Hospitality Forum
🌆 Aty ku qytetet e Shqipërisë krijojnë mundësi të reja për zhvillim dhe investime.
Kjo zonë e Future Hospitality Forum fokusohet në zhvillimet urbane të hotelerisë, projektet mixed-use dhe transformimin e qendrave urbane në destinacione moderne për biznes, turizëm dhe investime.
🏗️ Zhvillues shqiptarë do të prezantojnë projektet e tyre urbane, konceptet e reja të mikpritjes dhe planet e zhvillimit përpara përfaqësuesve të markave ndërkombëtare hoteliere.
🌍 Markat ndërkombëtare do të ndajnë ekspertizën e tyre mbi tendencat e reja të hotelerisë urbane, konceptet e dizajnit, modelet e operimit dhe kriteret strategjike për zhvillimin e projekteve të reja në qendrat urbane.
🤝 Takime të strukturuara B2B do të krijojnë mundësi për dialog të drejtpërdrejtë ndërmjet zhvilluesve, investitorëve dhe operatorëve ndërkombëtarë, duke nxitur bashkëpunime konkrete për të ardhmen e hotelerisë urbane në Shqipëri.
📅 2 Tetor 2026 | 📍 TKOB, Tiranë
BUILDING VALUES. CONNECTING BRANDS.
BACK TO NEWS