BRIDGE2EU | Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane
BRIDGE2EU | Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane 
Ke një biznes dhe synon të zgjerohesh në tregun evropian? Po kërkon mundësi financimi dhe nuk di ku ta nisësh?
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Brain Nest Institute, lançon BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane, një iniciativë e dedikuar për të mbështetur NVM-të shqiptare në orientimin dhe aksesin drejt mundësive evropiane të financimit dhe zhvillimit.
BRIDGE2EU nis nga nevojat konkrete të biznesit: çfarë dëshiron të zhvillosh, çfarë investimi të nevojitet dhe cilat mundësi evropiane mund të të ndihmojnë të arrish objektivat e tua.
• Programin për Tregun e Përbashkët (Single Market Programme)
• Mundësitë e financimit në kaskadë (cascade funding)
• Instrumentet financiare për bizneset
• Mundësitë në inovacion, digjitalizim dhe tranzicionin e gjelbër
• Mënyrën e kërkimit dhe aplikimit për thirrjet e BE-së
• Identifikimin e partnerëve të përshtatshëm
• Përgatitjen e një Concept Note për një projekt konkret
Ftojmë të gjitha NVM-të e interesuara të plotësojnë Formularin e Regjistrimit dhe Identifikimit të Nevojave.

