Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Dakarit – FIDAK 2026
Ftesë për pjesëmarrje në Panairin Ndërkombëtar të Dakarit – FIDAK 2026
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) informon bizneset dhe subjektet e interesuara mbi zhvillimin e Edicionit të 34-t të Panairit Ndërkombëtar të Dakarit (FIDAK), i cili do të zhvillohet më 10–31 Dhjetor 2026, në Dakar, Senegal.
Tema e këtij edicioni është “Digitalization and Innovation, in the Service of Economic Transformation”, me fokus te digjitalizimi, inovacioni dhe transformimi ekonomik.
Për më shumë informacion mbi panairin:
E-mail: cices@cices.sn
Tel.: +221 77 220 39 01
Bizneset dhe subjektet e interesuara për pjesëmarrje ftohen të shprehin interesin në adresën: info@aida.gov.al.

