Samiti i Biznesit për Ditët e Furnizuesve të Ndërtimit dhe Materialeve të Ndërtimit | Tiranë

Samiti i Biznesit për Ditët e Furnizuesve të Ndërtimit dhe Materialeve të Ndërtimit | Tiranë
Sot, në Tiranë, u zhvillua Samiti i Biznesit për Ditët e Furnizuesve të Ndërtimit dhe Materialeve të Ndërtimit, i organizuar nga MUSIAD, me pjesëmarrjen e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit të Shqipërisë, znj. Delina Ibrahimaj, dhe Ambasadorit të Republikës së Turqisë në Tiranë, z. Barış Ceyhun Erciyes.
Samiti bashkoi përfaqësues të institucioneve dhe komunitetit të biznesit ku diskutuan mundësi të reja bashkëpunimi, tregtie dhe investimesh në sektorin e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit.
Në panelin e diskutimit mori pjesë edhe Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, e cila vuri theksin te nevoja për ta çuar bashkëpunimin mes dy vendeve përtej marrëdhënieve import-eksport, drejt partneriteteve më strategjike dhe investimeve të përbashkëta.
Duke u ndalur te potenciali i Shqipërisë, znj. Saro e prezantoi vendin jo vetëm si një destinacion investimi, por si një platformë për zgjerimin e aktivitetit në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë, duke ndërthurur pozicionin strategjik të Shqipërisë me kapitalin, ekspertizën dhe know-how të kompanive turke.
Nga më shumë tregti, drejt më shumë investimeve, projekteve të përbashkëta dhe një partneriteti ekonomik më strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë.
BACK TO NEWS