AIDA pati kënaqësinë të mirëpresë një grup studentësh dhe profesionistësh të përfshirë në programin Certificate Advanced Studies (CAS) në “Geopolitics and Business Strategy”

AIDA pati kënaqësinë të mirëpresë një grup studentësh dhe profesionistësh të përfshirë në programin Certificate Advanced Studies (CAS) në “Geopolitics and Business Strategy” të Universitetit të Shkencave të Aplikuara të Zyrihut (ZHAW).
Vizita e tyre në Tiranë u zhvillua në kuadër të një programi studimor të fokusuar në zhvillimet gjeopolitike, ekonomike dhe strategjike të Shqipërisë, me një interes të veçantë për mënyrën se si vendi ka ndryshuar dhe po pozicionohet në rajon dhe në kuadër të integrimit europian.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit shprehën interes për mjedisin e investimeve dhe të biznesit në Shqipëri, zhvillimet ekonomike dhe mundësitë që ofron vendi, duke sjellë pyetje dhe diskutime mbi sfidat dhe potencialin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.
Një mundësi për të shkëmbyer perspektiva dhe për ta parë nga afër Shqipërinë përmes zhvillimeve të 1asaj ekonomike, institucionale dhe gjeopolitike.
BACK TO NEWS