BRIDGE2EU u zhvillua sot në Tiranë

BRIDGE2EU u zhvillua sot në Tiranë 🇦🇱🇪🇺
Sot, më 11 Shtator 2026, në ambientet e The Plaza Tirana u zhvillua eventi hapës i BRIDGE2EU – Nga Potenciali Lokal drejt Mundësive Evropiane, një iniciativë e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) në bashkëpunim me Brain Nest Institute dhe Enterprise Europe Network.
Aktiviteti u hap me fjalët mirëseardhëse të znj. Laura Saro, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Enxhi Lipa, Themeluese dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Brain Nest Institute, dhe znj. Antonela Hako, Kryetare e Bordit të Dhomës Ekonomike të Gruas, partnere e EEN.
Në fjalën e saj, znj. Saro theksoi se për AIDA-n, BRIDGE2EU nuk është thjesht një event apo katalog fondesh, por një mënyrë pune: nisja bëhet nga interesi i biznesit, dhe më pas vazhdon me vlerësimin e nevojës, përgatitjen e projektit, lidhjen me financimin dhe hapjen e tregut. Sipas saj, suksesi i kësaj nisme nuk do të matet me numrin e pjesëmarrësve në sallë, por me numrin e kompanive që, pas këtij procesi, do të jenë më të përgatitura për të investuar, inovuar, eksportuar dhe konkurruar me standardin evropian.
“Iniciativa BRIDGE2EU është një urë mes dëshirës për të arritur Europën dhe aftësisë për të vepruar në të!” – tha znj. Saro.
Përmes diskutimeve, pyetjeve, shkëmbimit të eksperiencave dhe workshop-it praktik, sipërmarrësit patën mundësi të kuptojnë më mirë ekosistemin e financimit, alternativat nga grantet te kapitali, prioritetet e financuesve dhe mënyrën se si një biznes mund të pozicionohet për mundësitë evropiane.
Një falënderim i veçantë për panelistët Dr. Franceska Korance, z. Eno Ngjela, znj. Elona Xhaferri dhe znj. Migena Kalthi, të cilët sollën ekspertizën dhe perspektivat e tyre mbi financimin, investimet dhe rritjen e NVM-ve, si dhe për znj. Enxhi Lipa për drejtimin e workshop-it dhe orientimin praktik të bizneseve.
Falënderojmë gjithashtu të gjitha bizneset pjesëmarrëse, që e kthyen BRIDGE2EU nga një aktivitet informues në një hapësirë reale dialogu.
Por BRIDGE2EU nuk përfundon këtu.
📣 Na ndiqni për hapat dhe mundësitë e radhës.
BACK TO NEWS