Slovak Matchmaking Fair Nitra 2019, 22 Maj, Sllovaki

Agjencia Sllovake e Zhvillimit të Investimeve dhe Tregtisë ju fton të bëhëni pjesë e eventit “Slovak Matchmaking Fair Nitra 2019“, i cili do të mbahet më 22 maj 2019, në Pavionin K, Agrokompleks Nitra, si një ngjarje zyrtare shoqëruese e Panairit të 26 të Inxhinierisë Tregtare në Nitra, Sllovaki.

“Slovak Matchmaking Fair Nitra 2019“, është një ngjarje ndërkombëtare bashkëpunimi që fokusohet në negociatat dypalëshe midis kompanive vendase dhe të huaja me qëllim krijimin e marrëdhënieve të reja biznesi.

Ngjarja u drejtohet organizatave, companive, korporatave që ofrojnë ose kërkojnë teknologji të reja, mjete inovative dhe zgjidhje moderne për produktet, shërbimet, zhvillimin e mëtejshëm, proceset e prodhimit dhe aktivitetet tregetare në fushën e industrisë inxhinierike, mekanike, elektrike, si dhe të tjera industri të lidhura ngushtë.

Për më shumë vizitoni linkun: slovak-matchmaking-fair-nitra-2019

BACK TO NEWS