After-Care vizitë bizneseve në Vlorë

Rritja e koordinimit dhe bashkëpunimit me qeverisjen vendore në funksion të ndihmës ndaj investitorëve të huaj dhe vendas, si edhe dëgjimi nga afër i problematikave që has biznesi duke ndërmjetësuar në adresimin e tyre, ka qënë qëllimi i vizitave të realizuara në qytetin e Vlorës të enjten, më 4 Prill.

Stafi i Aftercare pranë AIDA-s,shoqëruar nga përfaqësues të Bashkisë Vlorë ishin të pranishëm, gjatë vizitave për të dëgjuar nevojat dhe plotësuar kërkesat e kompanive që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e manifakturës.

Takimet janë zhvilluar në kompanitë “Helios”, “Simak Shoes”, dhe “Tomaificio Maro “ të cilat i bashkon eksperienca e hershme në sektorin e përpunimit të lëkurës dhe plastikës, si dhe numri i konsiderueshëm i punonjësve. Gjatë takimit, kompanitë vunë në dukje rritjen e numrit të klientëve dhe zgjerimin e biznesit të tyre, ndërsa problematikat e ngritura janë adresuar pranë Bashkisë Vlorë.

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve nëpërmjet përfshirjes dhe ndërtimit të një rrjeti bashkëpunues me Bashkinë e qytetit synon të realizojë një koordinim më të mirë me qëllimin final, adresimin e shpejtë dhe efikas të problematikave me të cilat përballen investitorët vendas dhe të huaj.

BACK TO NEWS