16 September 2026
SHQIPËRIA HAP DYERT NË MOS 2026!
Dita e parë e MOS 2026 nisi me Shqipërinë në qendër të takimeve dhe prezantimeve në Celje. AIDA, së bashku me 8 kompani shqiptare, po prezanton në Pavijonin Kombëtar potencialin e sipërmarrjes shqiptare dhe mundësitë e pafundme për bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë.
Një nga momentet kryesore të ditës ishte vizita e Kryeministrit të Sllovenisë, z. Janez Janša, shoqëruar nga Ambasadorin e Shqipërisë në Slloveni, z. Oljan Kanushi, në Pavijonin Shqiptar, ku u njohën nga afër me kompanitë pjesëmarrëse dhe ofertën e tyre të pasur.
MOS 2026 vazhdon 16–20 shtator në Celje — një udhëtim përmes biznesit, inovacionit, sipërmarrjes, teknologjisë dhe mundësive të reja bashkëpunimi.
Ju mirëpresim në Hall L1_05 — për takime B2B, prezantime dhe lidhje të reja biznesi që hapin dyer të reja!
MOS 2026 sapo ka nisur!!

