
Shqipëria në MOS 2026: Një pjesëmarrje që u vlerësua
Pjesëmarrja në Panairin e 58-të Ndërkombëtar MOS në Celje u shoqërua me prezantime, takime B2B, vlerësime dhe shkëmbim eksperiencash, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi dhe promovimi për sipërmarrjen shqiptare.
Një moment i rëndësishëm ishte takimi me partnerët e panairit, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta në të ardhmen.

Në këtë kuadër, AIDA u vlerësua me çmimin “Partner Award 2026”, një mirënjohje e veçantë për bashkëpunimin dhe kontributin e saj në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Nëpërmjet Pavijonit Kombëtar Shqiptar, AIDA, së bashku me 8 kompani shqiptare, prezantoi potencialin e produkteve dhe shërbimeve shqiptare përpara partnerëve dhe vizitorëve ndërkombëtarë.

Falënderojmë organizatorët e MOS 2026, Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Slloveni, kompanitë shqiptare pjesëmarrëse dhe të gjithë partnerët për bashkëpunimin dhe mbështetjen!