Panairi “Pure London”, 21 – 23 korrik 2019, Londër
Panairi Pure London do të zhvillohet në datat 21 – 23 korrik 2019, Londër. Panairi mbahet dy herë në vit, në shkurt dhe në korrik, në Olimpia Londër dhe është vizituar nga 17,000 vizitorë, me mbi 1300 koleksione të veshjeve për femra, meshkuj dhe fëmijë, si dhe 160 prodhues të veshjeve dhe tekstileve nga 13 vende duke përfshirë Italinë, Mauricius, Turqinë, Portugalinë dhe Tajvanin.
Pure Origin si pjese e eventit i lejon blerësve, dizajnerve dhe shitësve të takohen me prodhuesit dhe furnizuesit nga e gjithë bota nën një çati në Olimpia Londër, i bashkon me njerëzit e duhur dhe ju jep mundësinë për t’u rrjetëzuar me ekspertë të industrisë.
I mbajtur në zemër të Londrës së bashku me Pure London, Pure Man dhe Pure Origin do të sjellë së bashku të gjitha aspektet e modës ndihmuese dhe prodhuese nën një çati spektakolare. Panairi ofron mundësi të mëdha për ekspozuesit ku takohen me një numër të madh të shitjeve, ka më shumë se 60% blerës ndërkombëtarë të cilët janë të gatshëm për porositur dhe blerë nga ekspozuesit dhe markat më të mira të biznesit dhe veshjeve. Një mënyrë e përshtatshme dhe me kosto efektive për blerësit për t’u takuar me prodhuesit britanikë dhe ndërkombëtarë. Markat kryesore në këtë event që blerësit mund të vizitojnë janë: Asos, White Stuff, Victoria Beckham, River Island, JD Sports, Marks & Spencer dhe Selfridges.
Për të qënë pjesë e eventit lutem na kontaktoni në adresën e meposhtme deri më 29 prill, email: pellumb.qoseja@aida.gov.al
Për më shumë informacion na kontaktoni në.Tel. +355 042 251001 ose vizitoni linkun: https://www.purelondon.com/