“SHE RISES REGION 2026” – Konferenca Rajonale për Gratë Ndërmarrëse & Takimet B2B
“SHE RISES REGION 2026” – Konferenca Rajonale për Gratë Ndërmarrëse & Takimet B2B
Më 30 tetor 2026, në Hotel Emerald, Prishtinë, Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 organizon aktivitetin “SHE RISES REGION 2026”.
Aktiviteti do të bashkojë mbi 200 gra sipërmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Ballkani Perëndimor, Europa dhe diaspora, së bashku me shoqata biznesi, institucione financiare e publike dhe partnerë zhvillimi.
AIDA fton gratë sipërmarrëse, shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e bizneseve të bëhen pjesë e këtij takimi rajonal.
Përmes takimeve B2B, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të shkëmbejnë përvoja dhe të njohin partnerë të mundshëm biznesi. Në qendër të diskutimeve do të jenë hyrja në tregje të reja dhe krijimi i bashkëpunimeve afatgjata përtej kufijve.
Për më shumë informacion mbi eventin dhe regjistrimin:

