Thirrje për pjesëmarrje | IIFME 2027 – Kuvajt
Thirrje për pjesëmarrje | IIFME 2027 – Kuvajt
Nga 31 janar deri më 3 shkurt 2027, në Kuvajt, do të zhvillohet edicioni i 17-të i Panairit Ndërkombëtar të Shpikjeve në Lindjen e Mesme (IIFME), organizuar nga Kuwait Science Club, në partneritet me Ekspozitën Ndërkombëtare të Shpikjeve të Gjenevës.
IIFME është një platformë ndërkombëtare që bashkon shpikës, inovatorë, sipërmarrës, investitorë dhe aktorë të ekosistemit të inovacionit, duke krijuar mundësi për prezantimin e shpikjeve dhe zgjidhjeve inovative, krijimin e kontakteve të reja dhe zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare.
Start-up-et, sipërmarrësit, shpikësit, kërkuesit dhe inovatorët shqiptarë të interesuar ftohen të njihen me mundësitë e pjesëmarrjes dhe të aplikimit në këtë aktivitet.
Organizatorët parashikojnë gjithashtu mbi 65,000 USD çmime në para për pjesëmarrësit dhe shpikjet e vlerësuara.
Për informacion mbi kriteret dhe procedurat e regjistrimit: registration@iifme.com
AIDA inkurajon subjektet shqiptare të inovacionit dhe sipërmarrjes të shfrytëzojnë këtë mundësi për promovim, rrjetëzim dhe ndërkombëtarizim.

