AIDA zhvilloi një takim me një delegacion biznesi nga Turqia, të kryesuar nga DEİK – Bordi për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë të Turqisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive për investime në Shqipëri.

Agjencia Shqiptarë e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me një delegacion biznesi nga Turqia, të kryesuar nga DEİK – Bordi për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë të Turqisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik dhe promovimit të mundësive për investime në Shqipëri.
Në takim morën pjesë përfaqësues të lartë të kompanive turke, ndër të cilat Ziraat Bank, SEKA Investment, Trans-Atlantic Strategic Programs Association (TASP), Achar Energy / Eksim, me fokus kryesisht në sektorët e energjisë, infrastrukturës, ndërtimit dhe shërbimeve financiare.
Nga pala shqiptare, takimi u përfaqësua nga Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, dhe Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erlind Sulo, të cilët prezantuan dhe diskutuan me delegacionin mbi mundësi konkrete bashkëpunimi dhe investimi në sektorë me potencial të lartë për Shqipërinë. Takimi krijoi gjithashtu një bazë të mirë për vijimin e komunikimit dhe ndjekjen e mëtejshme të interesave të shprehura nga kompanitë pjesëmarrëse, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse sipas fushave përkatëse të veprimtarisë.
BACK TO NEWS