AIDA fton bizneset shqiptare që operojnë në fushën e lodrave, produkteve për foshnja dhe fëmijë, të marrin pjesë si vizitorë profesionistë në Shenzhen Toy, Baby & Licensing Fair 2027.
AIDA fton bizneset shqiptare që operojnë në fushën e lodrave, produkteve për foshnja dhe fëmijë, të marrin pjesë si vizitorë profesionistë në Shenzhen Toy, Baby & Licensing Fair 2027. Panairi zhvillohet në datë 31 mars – 2 prill 2027 në Shenzhen, Kinë, pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Shenzhenit
Ky panair do të bashkojë mbi 1.400 prodhues dhe zotërues markash, në një sipërfaqe ekspozimi prej 130.000 m², duke ofruar mundësi për kontakte të drejtpërdrejta me furnitorë dhe partnerë të rinj.
Pjesëmarrësit do të njihen me tendencat më të fundit në lodra inteligjente me inteligjencë artificiale, lodra edukative STEAM, produkte për foshnja dhe licencim. Organizatorët ofrojnë gjithashtu takime biznesi të personalizuara, shërbime përkthimi dhe aktivitete rrjetëzimi falas.
Përfitime të posaçme për bizneset shqiptare:
Dy net akomodim falas, për datat 30 mars deri 1 prill 2027, në një dhomë dyshe për kompani, për maksimumi dy persona, me mëngjes të përfshirë.
Kartë VIP me akses në sallonin VIP të panairit.
Për regjistrim si vizitor vizitoni linkun: https://ctoy.cn/46ds
Pas regjistrimit, ekipi i organizatorëve do t’ju kontaktojë për koordinimin e përfitimeve të mësipërme.
Për më shumë informacion: https://en.chinatoyfair.com

