AIDA në edicionin e 32-të të Tirana International Fair: Në fokus klima e investimeve në Shqipëri

AIDA në edicionin e 32-të të Tirana International Fair: Në fokus klima e investimeve në Shqipëri
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) mori pjesë në panelin e organizuar nga KLIK EKSPO GROUP, në kuadër të edicionit të 32-të të Tirana International Fair, ku në fokus ishte klima e investimeve në Shqipëri dhe rajon, si dhe faktorët që ndikojnë në vendimmarrjen e investitorëve vendas dhe të huaj.
AIDA u përfaqësua nga znj. Sara Zotaj, Drejtore e Drejtorisë së Investimeve të Huaja, Partneriteteve dhe Kërkimit, e cila ndau perspektivën e institucionit mbi rëndësinë e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të parashikueshëm për investimet.
Diskutimi u përqendrua te siguria ligjore, lehtësimi i procedurave, infrastruktura dhe krijimi i partneriteteve mes bizneseve, investitorëve ndërkombëtarë dhe institucioneve financiare.
Pjesëmarrja e AIDA-s në këtë panel riafirmon angazhimin për të promovuar potencialin e Shqipërisë dhe për të nxitur lidhje të reja mes investitorëve dhe aktorëve të tregut.
BACK TO NEWS