Shqipëri – Japoni | Hapen mundësi të reja për investime dhe partneritete!

🇦🇱🇯🇵 Shqipëri – Japoni | Hapen mundësi të reja për investime dhe partneritete!
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), në bashkëpunim me Organizatën Japoneze të Tregtisë së Jashtme (JETRO) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, organizoi sot Forumin e Biznesit Shqipëri – Japoni.
Forumi shënon një tjetër hap në vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, pas takimeve të zhvilluara në Tiranë vitin e kaluar dhe atyre në Tokio në shkurt të këtij viti.
Gjatë aktivitetit, Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, theksoi rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve që sjellin ekspertizë, teknologji dhe investime, duke krijuar njëkohësisht kapacitete vendase, mundësi punësimi dhe lidhje të reja për bizneset shqiptare me tregjet ndërkombëtare.
Aktiviteti vijoi me takime B2B dhe B2G mes përfaqësuesve të kompanive japoneze, bizneseve dhe institucioneve shqiptare, me synim identifikimin e interesave të përbashkëta dhe zhvillimin e partneriteteve të reja.
Përmes këtij forumi, AIDA vijon angazhimin për të afruar investitorët ndërkombëtarë me mundësitë që ofron Shqipëria dhe për të kthyer kontaktet e biznesit në bashkëpunime konkrete.
BACK TO NEWS