Fushata AIDA, AIC dhe Bashkitë vijon në Elbasan me takimin e radhës me biznesin lokal

Fushata AIDA, AIC dhe Bashkitë vijon në Elbasan me takimin e radhës me biznesin lokal
Elbasani ishte ndalesa e dytë e kësaj nisme ku përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit vendas diskutuan mbi investimet në qytet, mbështetjen për biznesin dhe mundësitë për zgjerimin e aktivitetit ekonomik.
Aktiviteti nisi me fjalimin e Kryetarit të Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, i cili prezantoi buxhetin për vitin 2027 dhe investimet e planifikuara, duke u ndalur te paketa fiskale, Zona Industriale e Metalurgjikut, by-passi i Elbasanit dhe investimet në infrastrukturën arsimore, përfshirë shkollat, kopshtet dhe çerdhet.
Drejtoresha Ekzekutive e AIDA-s, znj. Laura Saro, prezantoi mundësitë konkrete që ofron Agjencia për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme: pjesëmarrjen në panaire ndërkombëtare, promovimin e produkteve dhe gjetjen e tregjeve të reja, grantet për certifikime, mbështetjen për blerjen e makinerive dhe pajisjeve, trajnimet, forumet e biznesit dhe asistencën për hartimin e projekteve për financim nga BE-ja.
Gjithashtu përfaqësues nga AIC, z. Julian Adili prezantoi objektivat për transformimin e aseteve publike, duke theksuar potencialin që asetet e pashfrytëzuara mund të krijojnë për qytetin dhe komunitetin e biznesit.
Gjatë diskutimit të hapur, bizneset ndanë nevojat dhe sfidat e tyre, duke ngritur çështje që lidhen me financimin, eksportet, investimet dhe mundësitë për zgjerimin e aktivitetit të tyre.
Falënderojmë Bashkinë Elbasan për bashkëpunimin dhe mikpritjen, si dhe të gjithë bizneset pjesëmarrëse për interesin dhe kontributin e tyre në diskutim. 🙏
Takimet vijojnë në bashkitë e tjera të vendit.
BACK TO NEWS