BRIDGE2EU | Nga Ideja te Financimi i BE-së
Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes 2026, Brain Nest Institute organizoi workshop-in BRIDGE2EU, me mbështetjen e AIDA dhe në bashkëpunim me Startup Albania, duke sjellë në fokus mundësitë e financimit dhe mbështetjes për bizneset dhe të rinjtë shqiptarë.
Enxhi Lipa, CEO & Founder e Brain Nest Institute, theksoi vizionin e institutit për t’i kthyer mundësitë europiane në rezultate konkrete, duke ndarë me kënaqësi se asistenca teknike e ofruar nga Brain Nest për AKR dhe Digital Innovation Unit ka kontribuar në sigurimin e dy projekteve fituese, me vlerë totale 3.5 milionë euro, që do të përkthehen në mbështetje konkrete për të rinjtë dhe NVM-të shqiptare.
#BrainNestInstitute #BRIDGE2EU #GEW2026 #EUFunding #AIDA StartupAlbania Innovation4Albania Entrepreneurship Albania

